Home / Ekonomia / BSH, Këshilli Mbikëqyrës diskuton Raportin e Stabilitetit Financiar

BSH, Këshilli Mbikëqyrës diskuton Raportin e Stabilitetit Financiar

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë do të diskutojë në fund të këtij muaji Raportin e Stabilitetit Financiar dhe Deklaratën e BSH-së, “Mbi stabilitetin e sistemit financiar në Shqipëri për gjashtëmujorin e dytë të vitit 2015”.

Në kalendarin e punimeve të Këshillit Mbikqyrës të publikuar në faqën zyrtare të BSH-së, axhenda e mbledhjes së radhës së punimeve të Këshillit Mbikqyrës ka në rend të ditës edhe analizën e sistemit bankar për 3-mujorin e IV të vitit 2015.Qëndrueshmëria e sistemit financiar, është kusht themelor që sistemi financiar të rrisë nivelin e tij të eficiencës në proçesin e ndërmjetësimit, duke kontribuar në orientimin e burimeve financiare drejt investimit në projekte produktive, brenda parametrave të njohur dhe të kontrolluar të rrezikut të veprimtarisë. Në këtë mënyrë, kontributi i sistemit financiar në zhvillimin ekonomik të vendit dhe në plotësimin e nevojave të klientëve të tij, është i qenësishëm.

Që të arrihet dhe të ruhet stabiliteti i sistemit financiar, nevojiten institucione financiare të shëndetshme të cilat veprojnë në një treg financiar me infrastrukturë të zhvilluar e të mbrojtur, ku ekzistojnë mekanizma të cilat nxisin administrimin efektiv të burimeve financiare dhe të rreziqeve nga ana e investitorëve.

Bankat qendore luajnë një rol të rëndësishëm në arritjen dhe ruajtjen e stabilitetit të sistemit financiar, por ky rol nuk është ekskluziv. Rëndësia e objektivit si edhe larmia e kompleksiteti i cështjeve që ndërthuren brenda tij, kërkojnë harmonizimin e përpjekjeve me institucione të tjera ku vecohen autoritetet mbikëqyrese të institucioneve financiare bankare1 dhe jobankare, dhe agjencia e sigurimit të depozitave. Institucione të tjera që mund të përfshihen në këtë kuadër, janë ato që mbikëqyrin zhvillimet e kushteve të konkurrencës në tregun financiar, që nxisin adoptimin dhe kontrollojnë zbatimin e standardeve të ndryshme etj.

Leave a Reply

Your email address will not be published.