Home / Teknologji / Inxhinierët e Apple: Më parë dorëhiqemi se ndihmojmë FBI-në

Inxhinierët e Apple: Më parë dorëhiqemi se ndihmojmë FBI-në

Inxhinierët e Apple kanë deklaruar se më parë do të jepnin dorëheqjen sesa do të ndihmonin qeverinë amerikane të kishte akces ne pajisjet e kësaj kompanie, iPhone dhe iPad.

Këto deklarata janë vazhdimësi e një lufte që ka nisur mes FBI-së dhe gjigantit teknologjik, Apple. Në të vërtetë, masakra e San Bernardinos në Kaliforni është kthyer në mollë sherri.

Brenda kompanisë Apple inxhinierët kanë diskutuar se kush mund dhe kush jo të ndërtojë “GovtOS”, softuerin që FBI i kërkon kompanisë që ta krijojë, duke marrë në konsideratë edhe inxhinierët që tashmë nuk janë pjesë e Apple.

Byroja Federale e Hetimit kërkon kodin e telefonit iPhone të vrasësit, por kolosi i teknologjisë refuzon me argumentin se një lëshim i tillë përbën një precedent të rrezikshëm.

Që prej shtatorit 2014 të gjitha të dhënat në pajisjet e Apple kodohen automatikisht dhe vetëm ai që ka kodin 4-shifror të telefonit do të mund t’i shohë, pra pronari i tij.

Nëse kodi futet dhjetë herë gabim, të dhënat fshihen automatikisht. Askush, as Apple, nuk është i aftë t’i shohë këto të dhëna, por FBI i kërkoi kompanisë që ta ndihmojë të shmang sigurinë duke modifikaur telefonin e Farook.

Leave a Reply

%d bloggers like this: