Politika

Ruçi nuk ndalet para Kokëdhimës, e sulmon atë edhe në Kongresin e PS-së

Nuk kanë munguar dhe reagimet e deputetëve mes rradhëve të Partisë Socialiste në Kongres. Në fjalimin e tij Gramoz Ruçi i është kundërpërgjigjur Koço Kokëdhimës, në mënyrë indirekte, se projektet pilote sjellin ç’organizim brenda strukturave të Partisë Socialiste.

“Unë jam për rregulla të forta dhe domosdoshmërinë e zbatimit të tyre, jam për unifikim dhe zbatim të unifikuar të rregullave të partisë në të gjithë territorin dhe jo për të ashtuquajturat projekte pilote në emër të të ashtuquajturave reformë në parti për të krijuar një çorganizim të organizuar që dëmton frymën, dëmton organizimin dhe veprimin politik. Jam për veprim politik të çdo anëtari të Partisë Socialiste”, tha ndër të tjera ai.

Duket se kjo deklarat e Gramoz Ruçit vjen pas asaj të bërë nga Koço Kokëdhima, i cili foli të enjten në Top Story për një strukturë rajonale në Vlorë e Gjirokastër. Ai tha se struktura shërben për të lehtësuar në gjetjen e burimeve njerëzore të afta dhe të kualifikuar në një hapësirë më të gjerë.

Me sa duket Gramoz Ruçi – Koço Kokëdhima nuk kanë patur marrëdhënie të lehta kohët e fundit ku të dy kanë patur shpërthime me njëri-tjetrin.

Duket se Ruçi për këtë sulm nuk është nxitur vetëm nga pakënaqësitë personale, por ka shprehur edhe një sensibilitet të krerëve partiakë të jugut të cilët kanë shprehur gjatë darkës së mbrëmshme pakënaqësi të mëdha për mënyrën se si Koço ka zgjedhur vetë delegatët dhe për mënyrën se si ai po organizon PS në qarkun e tij.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button