Ekonomia

Kinezët do të blejnë Bankers Petroleium

Bankers Petroleum Ltd., kompania që ka me koncesion fushën naftëmbajtëse të Patos Marinzës, ka bërë të ditur në faqen e saj zyrtare, se ka hyrë në një marrëveshje përfundimtare me Alberta Ltd. (blerësi) dhe Charter Power Investment Limited për blerjen e të gjitha aksioneve të Bankers (“Bankers Shares”) me një çmim prej 2.20 për aksion (Bankers Share).

Blerësi dhe Charter Power janë degë të Geo-Jade Petroleum Corporation (“Geo-Jade”), një nga kompanitë më të mëdha të eksplorimit dhe prodhimit të naftës në Kinë. Marrëveshja e vlerëson Bankers në rreth 575 milionë dollar kanadez (C$) përpara vlerësimit të borxheve të papaguara të Bankers. Kjo shumë është e barabartë me 407 milionë dollarë.

Marrëveshja ka marrë miratimin unanim të Bordit të Drejtorëve të Bankers dhe të stafit menaxhues. Blerësi do të sjellë një fokus të konsiderueshëm investimi në portofolin e aseteve të Bankers.

David French, Presidenti dhe shefi ekzekutiv i Bankers komentoi: “Transaksioni i propozuar i jep Bankers mundësinë t’i kthejë vlerë aksionerëve tanë me një premium të konsiderueshëm ndaj vlerësimit aktual të tregut, ndërsa i ofron Bankers burime financiare shtesë për të përshpejtuar aktivitetin në Shqipëri dhe për të kapitalizuar potencialin e krijuar nga mjedisi aktual i çmimeve të produktit.

Ky transaksion do të gjenerojë përfitime domethënëse ekonomike për Shqipërinë dhe komunitetin lokal, ku vepron Bankers.”/Monitor

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button