Bota

Xi Jinping, presidenti më i cituar nga media zyrtare që prej Mao-s

Xi-Jinping1-e1406550680865Presidenti kinez, Xi Jinping, është drejtuesi kinez më i cituar në shtypin zyrtar që prej Mao Ce Dun-it, themeluesi i regjimit, sipas një studimi.

Sipas këtij studimi të kryer në kuadër të “China Media Projet” të Universitetit të Hong Kongut, ky studim publikohet në kulmin e një fushate antikorrupsion të drejtuar nga presidenti Xi që i mundëson këtij të fundit të eleminojë kundërshtarët politikë.

Emri i Xi është përmendur 4 725 herë nga e Përditshmja e Popullit, organ i partisë komuniste kineze (PCC), në 18 muajt e tij të parë në krye të PCC-së në nëntor 2012, sipas studiuesve.

Paraardhësit e tij, Jiang Zemin dhe Hu Jintao kishin arritur 2 001 dhe 2 405 referimi nga e njëjta media gjatë të njëtës periudhë.

I vetmi drejtues kinez që e thyen rekordin e Xi është Mao Ce Dun, emri i të cilit ishte përmendur shtatë mijë herë në 18 muajt që pasuan Kongresin e nëntë të partisë më 1969, në mes të Revolucionit Kultural

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button