Sporti

Superiorja, Skënderbeu e Partizani nuk falin, Tirana barazon me Kukësin

Java e 27 në kategorinë Superiore nuk ka sjellë asnjë ndryshim për saj i përket dy ekipeve që kërkojnë të fitojnë kampionatin, pasi si Skënderbeu dhe Partizani kanë arritur të marrin pikët e plota.
Këtë herë korçarët nuk e kanë pasur aspak të vështirë të mposhtin Flamurtarin, madje e kanë arritur këtë duke i shënuar 5 herë vlonjatëve, të cilat nga ana tjetër shënuan vetëm një gol. Radas ishte autor i golit të parë në minutën e 15, ndërsa Lushtaku barazoi në fundin e pjesës së parë. Por, 45 minutat e dyta do të kishin vetëm një ekip në fushën e lojës, Skënderbeun dhe sulmuesin e papërmbajtshëm Salihi, i cili shënoi tre herë, një gol u shënuan nga Xhejms.
Partizani pati një transfertë të vështirë në Durrës ndaj Teutës, megjithatë lojtarët e trajnerit italian Agostinelli dolën fitues nga “Niko Dovana”. Batha dhe Daja ishin autorët e dy golave për Partizanin në fitoren 2-0 ndaj Teutës.
Në “Selman Stërmasi” u zhvillua një ndeshje mjaft e fortë dhe me një interes të madh, pasi ishte mjaft e rëndësishme për përcaktimin e ekipit që do të luajë sezonin e ardhshëm në Europa League. Por, Tirana edhe pse luante në fushën e saj nuk ka mundur të shkojë më shumë se një barazim 1-1 ndaj Kukësit. Nga një gol për secilën pjesë, në fillim ishte Muzaka, ndërsa Flores barazoi shifrat.
Më herët këtë të diel, Vllaznia mori një fitore shumë të rëndësishme në Ballsh ndaj Bylist me një gol të shënuar nga Kalaja.
Pas javës së 27, Skënderbeu vazhdon të udhëheqë me 4 pikë diferencë nga Partizani. Vendi i tretë që të çon në Europa League vazhdon të diskutohet ndërmjet Kukësit, Teutës dhe Tiranës. Por, duket se nga kjo javë ekipi që ka humbur është Teuta që u mposht nga Partizani, ndërsa Kukësi dhe Tirana ruajnë diferencën prej 4 pikësh. Teuta gjendet vetëm një pikë pas Kukësit.
Tërbuni barazoi një ditë më parë ndaj Laçit, por megjithatë shpresat e pukjanëve janë të pakta për mbijetesë, pasi gjenden në vendin e fundit me 7 pikë diferencë nga Bylisi. Edhe pozitat e ballshiotëve janë komplikuar së tepërmi pasi humbjes në shtëpi ndaj Vllaznisë, pasi tashmë shkodranët shkuan në 8 pikë diferencë dhe janë më të qetë, ndërsa Flamurtari ndodhet 5 pikë para Bylisit dhe duket se është ekipi i vetëm që mund të arrihet nga ballshiotët.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button