Home / Politika / Shoqata “Çamëria” Bushatit: Në Athinë të trajtohet çështja Çame

Shoqata “Çamëria” Bushatit: Në Athinë të trajtohet çështja Çame

Shoqata “Çamëria” i është drejtuar ministrit të Jashtëm Ditmir Bushatit me një letër, para vizitës së tij në Athinë.

Letra e shkruar nga kryetari i kësaj shoqate, Abaz Hado, përmban vuajtjet e shqiptarëve të Çamërsië të ndodhura gjatë genocidit të ushtruar ndër vite.

Hado i bën thirrje Bushatit, që çështja Çame të mos trajtohet vetëm si dimension historik, por problem aktual dhe të jetë pjesë e dosjes diplomatike mes Tiranës dhe Athinës.

“Nëse ju përmendni se çështja çame është pjesë e dosjes diplomatike mes dy vendeve, bërja publike e të gjitha këtyre kërkesave, si në takimet kokë-më-kokë dhe në deklaratat publike, është hapi i rëndësishëm në paraqitjen e kauzës e vërtetë të kombit tonë”, thuhet në letrën e Shoqatës Çamëria.

Më parë kishte reaguar edhe Shpëtim Idrizi, kryetar i PDIU-së dhe njëherazi nënkryetar i Kuvendi, ku i kërkonte Bushatit që çështjen Çame të ishte pjesë e tryezës së diskutimeve në Athinë.

Leave a Reply

%d bloggers like this: