Home / Europa / Greqia zhvendos në Janinë grupe të mëdha refugjatësh

Greqia zhvendos në Janinë grupe të mëdha refugjatësh

Autoritete greke zhvendosën mbrëmjen e së dielës grupe të mëdha të refugjatëve nga Porti i Elefsinës drejt qytetit verior grek të Janinës, në kufi me Shqipërinë. Sipas burimeve greke refugjatët filluan të arrijnë në aeroportin e vjetër ushtarak,në Kacikas, me 26 autobuzë.

Burimet greke flasin se autobuzët  mbanin  rreth 1.200 refugjatë  të cilët kishin zbarkuar  në  ishujt e Egjeut dhe më pas ishin transportuar në Portin e Elefsina-s.

Strehimorja  në ish aeroportin ushtarak në  Janinë ishte përgatitur  këto ditë nga forcat ushtarake greke , por kushtet  janë të ndryshme dhe të vështira . Kjo pasi ky kamp  në fushë të hapur  nuk ofron kushte  si qendra të tilla në Konicë dhe Pogon ku u vendosën këto ditë grupe më të vogla të refugjatëve.

Sipas burimeve greke refugjatët   janë pritur  nga përfaqësues të Bashkisë së Janinës,  anëtarët e Kryqit të Kuq dhe  organizatat vullnetare,ekipe të ndihmës mjekësore dhe janë shoqëruar  nën një mbikqyrje të madhe policore.

Sipas burimeve greke shumë prej tyre kanë  probleme   shëndetësore. Me ardhjen e refugjatëve, sipas autoriteteve vendore në Janinë   menjëherë  ka filluar edhe i procesi i regjistrimit. Bashkia e Janinës u bëri thirrje banorëve të shprehin solidaritetin në ndihma me ushqime ndërkohë që priten grupe të reja të refugjatëve .

Sipas mjeteve greke të informimit grupet e para  të refugjatëve që u  zhvendosën  këto ditë nga portet greke në zonat e rajonit të Janinës kërkojnë të transferohen  drejt Athinës për të udhëtuar më pas drejt vendeve të tjera perëndimore.

Leave a Reply

Your email address will not be published.