Home / Sporti / Kuqezinjtë nisin sot grumbullimin, ja të besuarit e De Biasit

Kuqezinjtë nisin sot grumbullimin, ja të besuarit e De Biasit

Kuqezinjtë e Xhani De Biasit nisin sot grumbullimin për dy miqësoret e rradhës, kundër Austrisë e Luksenburgut.

Italiani kombëtares Shqiptare ka përcaktuar dhe 26 lojtarët që do jenë pjesë e delegacionit kuqezi për këto miqësore.
Lista e përpiluar nga tekniku De Biasi nuk ka shumë ndryshim nga të përzgjedhurit e italianit gjatë muajit nëntor, kur u mbyllën dhe eliminatoret e Europianit Francë 2016.

Në listën në fjalën bie në sy mungesa e sulmuesi të 24 golave në superiore, Hamdi Salihi, teksa për ndeshjen me Luksenburgun do të jetë dhe Milot Rashnica. Xhani De Biasi pritet të dalë sot në një konferencë për shtyp për të folur mbi programin e kuqezinjve për dy miqësoret e rradhës, që do të zhvillohen më 26 dhe 29 Mars. Këto miqësore janë shumë të rëndësishme në kolaudimin e makinës kuqezi përpara debutimit në Europianin e Francës.

Portierë: Etrit Berisha, Alban Hoxha, Orges Shehi
Mbrojtës: Naser Aliji, Arlind Ajeti, Berat Dijmsiti, Mergim Mavraj, Lorik Cana, Elseid Hysaj, Ansi Agolli, Frederik Veseli
Mesfushorë: Migjen Basha, Ergys Kace, Ledian Memushaj, Odise Roshi, Herolind Shala, Ermir Lenjani, Taulant Xhaka, Burim Kukeli, Amir Abrashi, Andi Lila
Sulmues: Bekim Balaj, Sokol Cikalleshi, Armando Sadiku, Shkelzen Gashi, Milot Rashica (vetëm për Luksemburgun)

One comment

  1. GIANI DUHET A FUSI LORIN NE MESIN E FUSHES ..DHE TE LEJE NE MBROJTJE 4 CUNAT E TJERE .. ME MAVRAJ HYSAJ AJETI DHE GIMRISHI OSE .

Leave a Reply

%d bloggers like this: