Politika

Ambasadori Fitoussi: Shqipëria, portë hyrëse ekonomike për Ballkanin Perëndimor

Ambasadori i Francës në Shqipëri, Bernard Fitoussi në një prononcim për ATSH-në deklaroi të hënën se Shqipëria është një portë hyrëse ekonomike për Ballkanin Perëndimor.

I pyetur nëse Franca e sheh Shqipërinë si një portë hyrëse sa i takon investimeve në Ballkanin Perëndimor, Fitoussi tha se absolutisht që po.

“Shqipëria është një portë hyrëse ekonomike për Evropën Perëndimore. Siç edhe unë e konsideroj kufiri i ri ekonomisë. Siç ka qenë dikur perëndimi i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të Amerikës. Gjithashtu është një portë hyrëse edhe për biznesin francez”, deklaroi ai.

Sa i takon rolit të tij në diplomacinë ekonomike, diplomati francez  e konsideroi atë mjaft të rëndësishme. Ai theksoi angazhimin e tij për çuarjen më tej të marrëdhënieve ekonomike mes dy vendeve por shtoi se zhvillimet pozitive do të mund ti konstatojmë vetë në të ardhmen.

Për kryediplomatin francez, në vendin tonë, nuk ka dyshim se rruga e Shqipërisë është drejt Bashkimit Evropian dhe për të realizuar këtë, ai sugjeron se Shqipëria duhet të realizojë ekonominë e saj dhe zhvillimet ekonomike me të gjithë vendet e BE-së.

“Për të realizuar këtë Shqipëria duhet të ngrijë standardet e saj dhe të strukturojë ekonominë e saj, duke luftuar ndaj disa fenomeneve, siç është korrupsioni. Duhet të arrijë stabilitet legjislativ i vazhdueshëm në mënyrë që ajo të mund të ecë e të rrisë ekonominë”, tha Fitoussi.

Fitoussi gjithashtu kërkon rritjen e shkëmbimeve tregtare mes dy vendeve. “Duhet intensifikim i marrëdhënieve ekonomike. Konkretisht sa i takon shkëmbimeve tregtare kanë qenë shumë të pamjaftueshme, pasi rezultojnë se volumi i shkëmbimeve me Francën për Shqipërinë përbën vetëm 1 % të totalit të shkëmbimeve gjithsej”, shprehet ai.

Por Fitoussi, vuri në dukje se marrëdhëniet dypalëshe do të rriten në një shkallë më lartë.

“Do të rrisim në një shkallë me lartë këto shkëmbime, sepse një ndërmarrje franceze ka fituar mundësinë e ndërtimit të sektorit shqiptar të gazsjellësit TAP, që do të thotë me qindra milionë euro investime, mijëra vende pune. Ky është investimi më i madh që një ndërmarrje franceze ka fituar të bëjë në Ballkanin Perëndimor, dhe pikërisht në Shqipëri”, deklaroi ambasadori francez.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button