Home / Parlamentare / Meta pret delegacionin e arbëreshëve të Kalabrisë: Marrëdhëniet t’i ngremë në nivel institucional

Meta pret delegacionin e arbëreshëve të Kalabrisë: Marrëdhëniet t’i ngremë në nivel institucional

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta priti këtë të hënë në një takim një delegacion arbëresh të kryesuar nga senatori Cesare Marini, njëkohësisht kryetar i komunës San Demetrio Korone të provincës së Kozencës, në Kalabri.

Në takim ishin të pranishëm edhe Aldo Marino, ish-kryetar i Komunës Vakarico Albaneze dhe deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, Fatmir Toçi.

Në fjalën e tij, Meta u shpreh se marrëdhëniet me komunitetin arbëresh të Italisë janë shumë të rëndësishme dhe në këtë drejtim, Kuvendi i Shqipërisë do t’i intensifikojë ato në nivel institucional, me qëllim ruajtjen e kësaj pasurie kulturore kombëtare, por edhe për kultivimin e miqësisë mes Shqipërisë dhe arbëreshëve të Italisë.

Ndërsa senatori Marini e falënderoi kryetarin e Kuvendit për mbështetjen e tij në intensifikimin e kontakteve dhe vuri në dukje se, ka ardhur koha që të themelojmë kanale më të forta institucionale për të mbështetur ruajtjen e gjuhës, kulturës dhe pasurisë historike që përfaqëson komuniteti arbëresh.

Leave a Reply

Your email address will not be published.