Amerika

Trump: Kastro s’doli ta priste në aeroport Obamën

Obama nuk duhej të kishte qëndruar në Havana, sa kohë në aeroport nuk ishte për ta pritur presidenti i Kubës Raul Kastro.

Kështu ka deklaruar kandidati republikan për president në Shtetet e Bashkuara të Amerikës Donald Trump gjatë një darke për mbledhje të fondeve të partisë së tij në Palm Beach

“Nuk ishte askush për ta pritur. Në atë moment Obama duhej të kishte hipur sërish në avion dhe të kthehej. Ai thjesht duhej të kishte thënë Bye Bye! , ka deklaruar Trump.
Pas kësaj deklarate, kandidati më popullor dhe i mbështetur i republikanëve u duartrokit dhe brohorit me zë të lartë nga të pranishmit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button