Home / Politika / Basha me ekspertët: Përkeqësim i situatës ekonomike në vend

Basha me ekspertët: Përkeqësim i situatës ekonomike në vend

Basha6-593x350Partia Demokratike organizoi sot një tryezë diskutimi me ekspertët lidhur me situatën ekonomike në vend.

Në fjalën e hapjes, Kryetari i opozitës, Lulëzim Basha tha se opozita do të japë mendimin e saj nëpërmjet këtyre tryezave dhe sot, për ekonominë, siç bëri me analizën e situatës së rendit dhe sigurisë, pensioneve ditë më parë.

Ai deklaroi se niveli i ekonomisë në vend është përkeqësuar, pika ku të gjithë shqiptarët bashkohen.

”Nëse ka një konsensus unanim në Shqipëri, një konsensus që buron nga përgjigja i majtë apo i djthatë, i kamur apo i vobektë, nëse pyetet për gjendjen e ekonomisë, konsensusi është që ekonomia shqiptare është e dobët dhe parametrat janë në përkeqësim dhe situate nuk është dhe nuk le vend për optimizëm”, nënvizoi Kreu i PD-së.

Gjithashtu, Basha u shpreh se është përgjegjësia e jonë, që rolin tonë si opozitë në kushtet e zerimit brenda aulës së kuvendit ta bëjmë çdo ditë me qytetarët, siç ishte dhe tryeza për gjendjen e rendit dhe sigurinë, dhe atë të pensioneve. Sipas tij, opozita do ndalet te faktet dhe transparenca, duke u mbështetur tek burimet zyrtare.

Leave a Reply

%d bloggers like this: