Home / Kosova / Prokurori Williamson: Nuk ka dëshmi të mjaftueshme për pohimet e Dick Martyt

Prokurori Williamson: Nuk ka dëshmi të mjaftueshme për pohimet e Dick Martyt

captureProkurori amerikan Clint Williamson, deklaroi sot se “nuk ka gjetur dëshmi të mjaftueshme për pohimet e Dick Martyt për trafikim organesh, por nuk do të thotë se kjo nuk ka ndodhur dhe ne do t’i shkojmë deri në fund këtyre hetimeve”.
Gjatë prezantimit në një konferencë për shtyp në selinë e BE-së,  të dhënave të hetimit tre vjeçar, rreth pohimeve për trafikim organesh në Kosovë, që u zhvilluan nën ombrellën e Bashkimit Europian, prokurori Williamson theksoi se “me gjithë këto vështirësi, unë jam i bindur se Task Forca Hetimore Speciale (TFHS) ka zhvilluar hetimin më të plotë që është bërë deri sot për krimet e kryera, pasi lufta përfundoi në Kosovë në qershor të vitit 1999″.
“Si rezultat i këtij hetimi, ne besojmë se TFHS-ja do të jetë në gjendje të ngrejë një aktakuzë kundër zyrtarëve të lartë të caktuar të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosvovës. Këta individë mbajnë përgjegjësinë për fushatën e persekutimit që është drejtuar kundër popullsive serbe, rome dhe pakicave të tjera në Kosovë, si dhe kundër bashkëkombëtarëve shqiptarë të Kosovës, të cilët i etiketuan si kolaboracionistët e serbëve ose, më shpesh, të cilët ishin thjeshtë kundërshtarë politik të udhëheqësisë së UÇK-së”, tha Williamson.

 clint-williamson(1)
Prokurori amerikan Williamson tha se “natyra sistematike ose e gjerë e këtyre krimeve në periudhën pasi përfundoi lufta në qershor të vitit 1999 e justifikon ndjekjen penale për krimet kundër njerëzimit. Kështu që ne presim që akuza të tilla mund të paraqiten në këtë çështje kundër disa zyrtarëve të lartë të ish-UÇK-së, dhe që një aktakuzë, me sa duket, gjithashtu do të përfshinte akuza për krimet e luftës dhe shkelje të caktuara të ligjit vendor të Kosovës, duke përfshirë vrasje”.
“Unë do ta largohem dhe do t’ia lëshojë vendin një kryeprokurori tjetër, i cili do të merret me punët paragjygjësore”, tha ai.

Leave a Reply

%d bloggers like this: