Home / Europa / Sulmet në Bruksel, Komiteti i Jashtëm i PE-së ndal punimet

Sulmet në Bruksel, Komiteti i Jashtëm i PE-së ndal punimet

Seanca plenare e Komitetit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Europian, e parashikuar këtë të martë dhe ku pritej të diskutohej edhe drafti përfundimtar i rezolutës për Shqipërinë.

Njoftimi e ka dhënë vetë ky Komitet përmes faqes zyrtare në internet.

Komiteti i Jashtëm diskutoi një ditë më parë ku mesazhi kryesor i eurodeputetëve është miratimi sa më shpejt i paketës së Reformës në Drejtësi.

Ndërkohë, në emër të dy grupeve më të mëdha, eurodeputetët Fleckenstein dhe Kukan arritën akord në paragrafin 5 të projektrezolutës, që t’i kërkohet Komisionit Europian, që me miratimin dhe fillimin e implementimit të Reformës në Drejtësi të konsiderojë propozimin e hapjes së negociatave për anëtarësim të Shqipërisë në BE.

Më herët në takimin mes Parlamentit Europian dhe Asamblesë Parlamentare të SEECP, në cilësinë e kryetarit të delegacionit të Shqipërisë, deputeti Taulant Balla kërkoi që t’i propozohet Komisionit dhe Këshillit heqja e regjimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Leave a Reply

%d bloggers like this: