Home / Ekonomia / Gjermeni: Premtuam dhe mbajtëm fjalën për legalizim falas

Gjermeni: Premtuam dhe mbajtëm fjalën për legalizim falas

Ministrja-e-Zhvillimit-Urban-dhe-Turizmit-Eglantina-Gjermeni-ne-analizen-e-300-diteshit-te-MZHUT-Foto-Florian-Abazaj-2-525x350 Ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Eglantina Gjermeni, u shpreh sot në analizën e 300 ditëve të qeverisjes, se “zhvillimi urban i vendit dhe turizmit mbeten sfida për integrimin evropian të Shqipërisë”.

Gjatë prezantimit të punës së këtij dikasteri në 300 ditët e para të qeverisjes, ministrja Gjermeni tha se, reformat ligjore që kemi ndërmarrë synojnë përmirësimin e këtij sektori dhe futjen e tij në rrugën e duhur të zhvillimit. Zhvillimi urban dhe turizmi janë sektorë të rëndësishëm të ekonomisë së vendit dhe besojmë në ndryshimin e zhvillimit që do sjellim”.

“Kemi filluar zbatimin e projekteve konkrete, për urbanizimin dhe integrimin e zonave informale, mbështetur nga Fondi i Zhvillimit të Rajoneve. Ndërsa kemi ndërmarrë masa rehabilituese, në të gjithë territorin e Shqipërisë, si në bregdet, akset kombëtare, zonat e rëndësisë kombëtare, duke sjellë në mënyrë të pandërprerë, procesin e rikthimit të rendit ligjor e mjedisor”-tha Gjermeni.Ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit Eglantina Gjermeni ne analizen e 300 diteshit te MZHUT Foto Florian Abazaj (1)

Premtuam dhe mbajtëm fjalën për legalizim falas, duke bërë të mundur që qytetarët të gëzojnë pronën e tyre, duke i dhënë fund sorrollatjeve, korrupsionit dhe padrejtësisë, tha ajo, duke vënë theksin në adaptimin e standarteve të reja në fushën e ndërtimit në Shqipëri.

Ministrja Gjermeni vuri në dukje se hartimi i Strategjisë së  Zhvillimit të Turizmit, 2014-2020, do të shërbejë si udhërrëfyes, për zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit.

Ndërsa për të rritur Imazhin e Shqipërisë Turistike, në tregjet ndërkombëtare, janë organizuar konkurse ndërkombëtar.Në paketën turiske që do të lançojmë në muajin nëntor, nën kujdesin e ekspertëve të huaj synojmë të japim përvojë të re të promovimit të Shqipërisë turistike.

Gjate  analizes te 300 diteshit te MZHUT Foto Florian Abazaj (1)Zëvendëskryeministri Niko Peleshi i pranishëm në analizën e 300 ditëve të ministrisë së Zhvillimit Urban dhe Turizmit, u shpreh se qeveria do t’i japë fund shkatërrimit të turizmit bregdetar, përmes një masterplani urban që do të ecë paralelë me masterplanin kombëtar për bregdetin.

Sfida e qeverisë deklaroi Peleshi, është zhvillimi urban i vendit sipas standardeve dhe turizmit si sektor strategjik, për ekonominë e vendit.

Ndërtimi ka pasur realizime që kanë injoruar mjedisin dhe nuk është menduar për brezat e ardhshëm, u shpreh Peleshi

Leave a Reply

%d bloggers like this: