Home / Teknologji / Zyrtare, njihuni me iPhone SE

Zyrtare, njihuni me iPhone SE

Apple ka publikuar të hënën iPhone SE e shumëpritur si dhe iPad më të vogël, që është ndryshe nga të tjerët.

E në fakt në prezantim u përzje politika me teknologjinë, para përballjes zyrtare të kompanisë kaliforniane me FBI në Gjykatën e Lartë.

“Kemi pëgjegjësinë për të mbrojtur të dhënat tuaja dhe privatësinë tuaj. Nuk do të tërhiqemi. Në botë janë një miliardë pajisje Apple. Dhe kjo tregon impaktin që kemi”, tha Tim Cook, administratori i deleguar i Apple në çelje të ceremonisë së prezantimit.

Siç dhe ishte bërë e ditur më herët nga zërat në media, u prezantuan iPhone SE dhe iPad Pro. Si dhe brezi i ri i Apple Watch.

iPhone SE është më i vogli, me një ekran vetëm 4 polsh. Përmasat janë të ngjashme me iPhone 5S, por do të jetë dy herë më i shpejtë, shpjegoi kompania gjatë perzantimit.

Por në fakt ai ka të njëjtin qark A9 prej 64 bit si iPhone 6s apo 6s Plus, fotokamerën iSight prej 12 megapiksel me Live Photos, ideo 4K dhe Touch ID, si dhe Apple Pay.

Smartphone do të jetë i disponueshëm më 31 mars. Por mund të porositet që prej 24 marsit në Australi, Kanada, Kinë, Francë, Gjermani, Japoni, Hong Kong, Zelanda e Re, Puerto Rico, Mbretëria e Bashkuar, Singapori dhe SHBA.

Leave a Reply

Your email address will not be published.