Bota

Uashingtoni: Moska shkel traktatin mbi kontrollin e armëve

kongresi-amerikan1Shtetet e Bashkuara të Amerikës akuzuan Rusinë se ka shkeluar një traktat mbi kontrollin e armatimeve, që daton në vitin 1987, duke kryer prova me një predhë me reze të gjerë, sipas një pergjegjësi amerikan.

“SHBA-ja do të dëshironte që të shohë Rusinë të respektojë traktatin e vitit 1987 dhe të eleminojë të gjitha armët e ndaluara në mënyrë të verifikueshme”, sipas të njëjtit burim.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë angazhuar në respektimin e traktatit mbi Armët Bërthamore me Rreze të Ndërmjetme. Ne inkurajojmë Rusinë që t’i rikthehet sërish përgjegjësive të saj në këtë kuadër duke eleminuar dhe ndaluar në mënyrë të verifikueshme çdolloj arme të ndaluar”, theksoi përgjegjësi amerikan.

Ai theksoi se “Uashingtoni është gati të zhvillojë menjëherë një dialog dypalësh në nivelet më të larta, me qëllim që të garantohet se Rusia do të respektojë detyrimet e saj”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button