Home / Politika / Deputeti Doshi: Të enjten do të votoj për të gjitha ligjet në parlament

Deputeti Doshi: Të enjten do të votoj për të gjitha ligjet në parlament

 Deputeti-i-PS-se-Tom-Doshi-Foto-Agim-Dobi-ARKIV-525x350Deputeti i Partisë Socialiste, Tom Doshi konfirmoi sot se ai do të jetë të enjten në parlament për të votuar reformën territoriale, por dhe të gjitha ligjet e tjera. Gjithashtu, Doshi përsëriti se i qëndron akuzave që ka bërë në adresë të ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, për të cilin tha se ka rezerva të tjera.
“Do të jem patjetër në seancën e ditës së enjte dhe do të votoj reformën territoriale, por dhe ligjet e tjera, si ligjin për KLD-në. Madje i bëj thirrje dhe opozitës që të marrë pjesë në këtë seancë dhe t’i votojë këto ligje të rëndësishme”, u shpreh deputeti Doshi.
Ai sqaroi se vendimi i tij për t’i votuar këto ligje vjen pasi është ligjet janë rregulluar, sikurse ai kishte kërkuar.
“Pakënaqësitë që kisha i shfaqa në komision dhe tashmë nuk kemi asnjë problem”, shtoi ai. I pyetur nëse ky vendim i tij është marrë pas një takimi me kryeministrin Rama, Doshi u përgjigj se me z. Rama ai takohet vazhdimisht, madje është takuar para një jave në Malësinë e Madhe. Por, shtoi ai, ky nuk është ndonjë lajm i madh.
Doshi tha se pakënaqësitë që ka pasur si kur ka qënë në opozitë, por dhe sot në pushtet ai i ka shfaqur dhe do i shfaqë vazhdimisht, ndërsa shtoi se nuk ndjehet i penduar për akuzat që ka bërë ndaj ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. “I përmbahem të gjitha akuzave që kam bërë për Tahirin, madje kam dhe rezerva të tjera për të”, tha ai.
I pyetur nëse do kërkonte dorëheqjen e Tahirit në këmbim të votave në parlament deputeti Doshi u përgjigj se kjo nuk është përgjegjësi e tij, pasi kjo ‘quhet qeveria Rama’ dhe jo “qeveria Doshi”. Për çdo gjë përgjegjësinë e ka kryeministri për minstrat që ka në kabinet”.
Në seancën e fundit parlamentare mazhoranca e majtë nuk arriti të miratonte disa ligje që kërkonin shumicë të cilësuar (84 vota), pasi disa deputetë të saj, mes tyre dhe deputeti Doshi, u larguan nga sallla para votimit, ndërsa opozita nuk ishte e pranishme për shkak të bojkotit në parlament.
Seanca e kësaj jave në Kuvend, që është dhe e fundit për këtë sesion, pritet të miratojë disa çështje të rëndësishme që kërkojnë shumicë të cilësuar, mes tyre reformën e re terrioriale të vendit, por dhe ndryshimet në ligjin për KLD-në, apo kodin doganor.

Leave a Reply

%d bloggers like this: