Bota

Washington Post: Erdogan paralajmëroi për sulmin në Bruksel, por e ndërlidhi me kurdët

Më pak se një javë para shpërthimit në kryeqytetin e Belgjikës, Presidenti turk Rexhep Tayip Erdogan paralajmëroi në mënyrë specifike kërcënimet me të cilat përballen qytetet e Evropës. Këto i bëri të ditura gjatë fjalimit pas sulmit terrorist në Ankara që la të vdekur 13 persona.

Presidenti turk, Recep Tayip Erdogan, kishte thënë se Evropa dhe Shtete e Bashkuara të Amerikës janë duke toleruar terrorizimin kurd kundër Turqisë dhe sugjeroi se Perëndimi është duke afruar në gjirin e saj një nepërkë plakë- duke e lidhur tërthorazi me kurdët, shkruan The Washington Post.

“Nuk ka asnjë arsye për bombën e cila shpërtheu në Ankara që të mos shpërthejë në Bruksel në zermën e Europës që po përkrahë organizatat terroriste, ose në ndonjë qytet të Europës. Pavarësisht këtij realiteti të qartë, vendet europiane nuk janë duke i kushtuar asnjë vëmendje. Ju nuk mund ta dini nëse keni shkelur në një minë por është e qartë që fundi është i pashmangshëm”, ka thënë Erdogan.

Një grup militant kurdë pohoi përgjegjësinë për sulmin në Ankara, duke shkaktuar një raund të ri të sulmeve ajrore turke në fortesat e separatistëve kurdë në Irakun verior.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button