Politika

Miratohet p/ligji “Për Policinë e Shtetit’

Gjate-mbledhjes-se-komisionit-te-ligjeve-Foto-Albert-Myftaraj-ATSH-466x350Komisioni parlamentar i Ligjeve miratoi të martën me votat e deputetëve të majtë pr/ligjin “Për Policinë e Shtetit”, ndërsa përfaqësuesi i vetëm i opozitës në komision, deputeti Nard Ndoka votoi kundër këtij projekti.
Pr/ligji, shqyrtimi i të cilit është shoqëruar me debate, synon të rrisë autoritetin e Policisë së Shtetit si institucion përgjegjës për rendin e sigurinë, parandalimin dhe zbulimin e veprave penale dhe jo vetëm. Gjithashtu, në draft përcaktohet se Policia është unike, e centralizuar dhe e organizuar, në nivel qendror e vendor.
Në ndryshimet e realizuara, përcaktohet se misioni i Policisë së Shtetit është ruajtja e rendit e të sigurisë publike, ruajtja e personaliteteve të larta shtetërore dhe objekteve të rëndësisë së veçantë, garantimi i zbatimit të ligjit në përputhje me Kushtetutën dhe akte ndërkombëtare duke respektuar të drejtat dhe liritë e njeriut.
Ndërkohë, komisioni i Ligjeve miratoi sot dhe një kërkesë për ndryshimin e strukturës dhe organikës së ILDKP-së.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button