Bota

Të paktën 15 të vdekur dhe 8 580 të shtruar në spital për shkak të temperaturave të larta

ee122Vala e të nxehtit mbytës që ka pushtuar aktualisht Japoninë ka shkaktuar vdekjen e të paktën 15 personave dhe 8 580 të tjerë janë shtruar në spital javën e kaluar, ku 193 janë në gjendje të rendë, njoftoi sot Agjencia për Katastrofat.

Sipas disa statistikave të detajuara në 44,4 për qind të rasteve bëhet fjalë për persona të moshuar (mbi 65 vjeç), një kategori që përkon me një të katërtën e popullsisë së Japonisë.

Një javë më parë rreth 3 179 persona kanë kërkuar ndihmën e shpejtë, nga të cilët tre vdiqën.

Çdo vit, mijëra japonezë janë viktima të temperaturave të larta, që ndonjëherë kalojnë 35 gradë Celcius në hije. Vendet publike dhe shumica e godinave janë të pajisura me kondicionerë, por disa persona të moshuar ngurrojnë t’i përdorin ose nuk dinë se si t’i vënë në punë, kështu që fillojnë të dehidratohen nga temperaturat e larta.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button