Bota

Sofje: Në kryeqytetin e bullgarise do zhvillohet sonte stërvitje me përmasa të mëdha

Gjate nates se sotme ne Sofje, planifikohet një stërvitje me përmasa të mëdha për veprime në situates të krizës se krijuar nga sulmet e sotme ne mengjes ne Bruksel ku kane gjetur vdekjen 33 persona dhe jane plagosur mbi 200 te tjere. Lidhur me stervitjen e nates se sotme ka njoftuar Ministria e Punëve të Brendshme. Gjatë ecurisë do të vlerësohen mundësitë për reagim të strukturave të ndryshme shtetërore, koordinimi dhe shkëmbi i informacionit midis tyre, në përputhje me Planin Kombëtar për Kundërvënien e Terrorizmit. Për garantimin e sigurisë së qytetarëve do të veçohen rajonet, ku do të realizohen trajnimet.

Po sot, disa orë pas akteve terroriste në kryeqytetin e Belgjikës – Bruksel, ministrja e brendshme e Bullgarise, Rumjana Bëçvarova tha, se u thirr mbledhja e shtabit kombëtar të sigurisë. Krahas kësaj parashikohet edhe një trajnim antiterrorist me përmasa të mëdha në Sofje. Menjëherë pas plasjeve filloi dhe një aksion i specializuar policor. Në një brifing ministrja Bëçvarova tha, se nuk ka kërcënim të drejtpërdrejtë për vendin pas shpërthimeve në Bruksel. Ajo shtoi, se Ministria e Punëve të Brendshme aktivoi të gjitha masat e strategjisë kombëtare kundër terrorizmit që nga minutat e para pas pranimit të sinjalit për incidentin.

Nderkohe, policia kufitare i forcoi masat e sigurisë në aeroportet e Bullgarisë pas sulmeve në Bruksel. Gjatë kontrollimeve përdoren edhe qene të trajnuar. Në Aeroportin e Sofjes është forcuar edha prania e nëpunësve të sigurisë.

Numri i përgjithshëm i migrantëve të cilët kanë bërë provë për hyrje ilegale në vend gjatë 24 orëve të fundit është 117.

 

 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button