Home / Kronika / Reforma në drejtësi, mblidhet komisioni

Reforma në drejtësi, mblidhet komisioni

Forcat kryesore parlamentare nisën dialogun politik për reformën në drejtësi. Prej gati një ore, anëtarët e komisionit po diskutojnë me dyer të mbyllura për çështjet që kanë nevojë për konsensus politik.

Burime zyrtare konfirmojnë për Top Channel se është arritur kompromisi i parë për atë që njihet si Byroja Kombëtare e Hetimit. Kjo është një strukturë e krijuar për të luftuar korrupsionin në nivele të larta. Burimet bëjnë të ditur se palët kanë rënë dakord që Byroja e Hetimit të jetë nën varësinë e Prokurorisë Speciale, e cila nuk do të ketë asnjë varësi nga Prokurori i Përgjithshëm.

Kompromisi është arritur duke e vendosur këtë strukturë, një nga më të rëndësishmet e reformës, nën varësinë e Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Në tryezë janë për t’u diskutuar edhe 9 çështje të tjera dhe më e vështira për t’u negociuar pritet të jetë përbërja dhe funksionimi i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, një strukturë e re që shtrin ndikimin e vet të fortë tek pothuajse çdo organ i gjyqësorit dhe prokurorisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.