PolitikaPresidenciale

Nishani: Shqipëria, në krah të aleatëve në luftën kundër ISIS-it dhe terrorizmit ndërkombëtar

Shqipëria ka qenë dhe është e angazhuar që në të ardhmen të realizojë zbatimin e Konventës (KEDNJ) në nivel kombëtar, në mënyrë të tillë që aplikantët të mos i drejtohen vetëm dhe në çdo rast GjEDNj-së, por të marrin zgjidhje nga institucionet e larta shqiptare të drejtësisë. Kështu deklaroi Presidenti Bujar Nishani në takimin me Presidentin e ri të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, Guido Raimondi.

Kreu i Shtetit shprehu keqardhjen për viktimat e atentatit terrorist në Bruksel, duke u solidarizuar me popullin dhe institucionet belge dhe ato evropiane.

Në këtë kuadër, Presidenti Nishani e përshëndeti rolin e GjEDNj, si promotore e demokracisë dhe lirisë në Evropë, të cilat po sfidohen sot në mënyrën më ekstreme nga terrorizmi dhe ekstremizmi i dhunshëm.nishani-raimondi-3

Kreu i Shtetit e siguroi z. Raimondi për solidaritetin dhe vendosmërinë e Shqipërisë për të qenë krah aleatëve të saj në luftën kundër ISIS-it dhe terrorizmit ndërkombëtar.

Nishani e informoi zotin Raimondi mbi ecurinë e reformës në drejtësi, si dhe theksoi se kjo reformë është prioritare, pasi është e vetmja mundësi për të krijuar një sistem drejtësie, të pavarur, profesional, dhe të pakorruptuar.

Sipas tij, pas opinionit të Komisionit të Venecias, forcat politike nuk duhet të humbin më kohë por duhet të veprojnë dhe punojnë për ndryshimet kushtetuese që do të sigurojnë ndërtimin e një sistemi drejtësie sipas parimit të kontrollit dhe balancës.

nishani-frecon-2Në kuadër të vizitës në Këshillin e Evropës, Nishani zhvillon takime të veçanta edhe me Presidentin e Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale, Jean-Claude Frécon, si dhe me anëtarët e stafit shqiptar që punojnë në Këshillin e Evropës

Në takimin me zotin Frécon, Kreu i Shtetit vlerësoi se Kongresi po kontribuon në krijimin e një platforme të qëndrueshme pluraliste dhe të unifikuar të dialogut me përfaqësuesit e pushtetit lokal të zgjedhur në Shqipëri.

Duke iu referuar decentralizimit të pushtetit vendor, ai u shpreh se megjithëse nuk është një proces i lehtë dhe i shkurtër në kohë, duhet të që t’i japë qytetarëve mundësinë për të marrë shërbime më të mira e më të përshtatshme.nishani-frecon-3

Ndërsa për reformën administrative, Kreu i Shtetit vlerësoi ndihmën dhe mbështetjen e dhënë nga Kongresi i Autoriteteve Vendore dhe Rajonale, si dhe theksoi se nuk mjafton vetëm një ndarje e re territoriale, por duhet që të ketë një ndarje reale edhe të burimeve financiare në mbështetje të shërbimeve që qytetarët kanë nevojë.

Nga ana e tij, Frécon u shpreh i gatshëm për të vijuar ngushtësisht të bashkëpunojë me Shqipërinë për çështjet e decentralizimit dhe të zbatimit të këtij procesi në praktikë, si dhe theksoi se është shumë e rëndësishme që vendimet për ndryshimet e kodit zgjedhor dhe zvogëlimin e autoriteteve vendore duhet të bëhen me konsensus të plotë mes palëve.

nishani-me-shqiptaret-strasburg-1Ndërsa në takimin me anëtarët e stafit shqiptar në Këshillin e Evropës, Presidenti Nishani, përshëndeti rolin dhe kontributin që ofrojnë ata për promovimin e vlerave universale të të drejtave të njeriut, demokracisë dhe shtetit të së drejtës, si dhe i falënderoi për rolin e drejtpërdrejtë në mbështetje të institucioneve shqiptare, si dhe për hartimin e dokumenteve programatike të bashkëpunimit dy-vjeçar Shqipëri-KiE.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button