Home / Ekonomia / INSTAT: Prodhimi i energjsë elektrike në 2015-ën u rrit me 24.1 %

INSTAT: Prodhimi i energjsë elektrike në 2015-ën u rrit me 24.1 %

Gjatë vitit 2015, prodhimi neto vendas i energjisë elektrike është 5.866 GWh nga 4.726 GWh energji të prodhuar në 2014, duke patur një rritje prej 24,1 për qind.

Sipas raportit të publikuar të mërkurën nga Instituti i Statistikave, INSTAT, rritja e prodhimit të energjisë elektrike në vitin 2015 ka ndikuar në rënien e importeve dhe rritjen e eksporteve, krahasuar me 2014. Gjatë vitit 2015, vendi rezulton të jetë importues neto i energjisë
elektrike.

Humbjet në rrjet gjatë vitit 2015 kanë rënë me 21,1 për qind, duke arritur kështu në 2.196 GWh nga 2.783 GWh që ishin në 2014, ku sipas INSTAT-it, ndikim në këtë rënie kanë patur uljet e humbjeve në shpërndarje, që përbëjnë 92,8 për qind të humbjeve gjithsej në rrjet. Ndërsa humbjet në transmetim kanë gjithashtu rënie prej 1,5 për qind dhe përbëjnë 7,2 për qind të humbjeve gjithsej në rrjet.

Sipas INSTAT-it, 75,9 për qind e energjisë së prodhuar është realizuar nga hidrocentralet publike dhe 24,1 për qind nga prodhues të pavarur privatë dhe koncesionarë.

Importi bruto i energjisë elektrike (energji në marrje), në 2015, rezultoi me rënie prej 29,8 për qind duke arritur vlerën 2.355 GWh nga 3.356 GWh në vitin 2014. Eksporti bruto i energjisë elektrike (energji në dhënie), në 2015, rezultoi me rritje mbi 2 herë (231,4 për qind), duke arritur 956 GWh në vitin 2015 nga 288 GWh që përbënte në vitin e kaluar.

Përdorimi i energjisë elektrike nga konsumatorët në 2015 është 5.069 nga 5.011 GWh që ishte në
2014. Gjatë kësaj periudhe ky tregues ka shënuar rritje 1,2 për qind krahasuar me vitin e kaluar. Në 2015, konsumi i energjisë elektrike nga familjarët u rrit me 0,8 për qind dhe për jofamiljarët u rrit me 1,5 për qind, krahasuar me vitin 2014.

Leave a Reply

Your email address will not be published.