Home / Ekonomia / Katiaj:Panairet Lëvizëse, promovojnë prodhimet “Made in Albania”

Katiaj:Panairet Lëvizëse, promovojnë prodhimet “Made in Albania”

Dita-e-Veres-panair-Shkoder-11-466x350Panairi Lëvizës, i pari i këtij lloji në vendin tonë që po organizohet nga Qendra Kombëtare e Panaireve, ka çelur siparin në qytetin e Himarës, në jug të vendit, si eventi që zgjon traditën dhe promovon prodhimet “Made in Albania”.

Elisabeta Katiaj, Drejtore e Qendrës Kombëtare të Panaireve në një intervistë për ATSH-në u shpreh se, Panairi Lëvizës i organiziar tashmë në 6 qytetet kryesore të vendit, Vlorë, Berat, Korçë, Shkodër, Gjirokastër e Tiranë ku morën pjesë 120 prodhues shqiptarë, do të zgjerojë gjeografinë e zhvillimit të tij edhe në qytete të tjera të vendit, nisur kjo nga interesi në rritje i biznesit pjesëmarrës dhe vizitorëve të shumtë, që kërkojnë prodhimete “Made in Albania”. Fermerët dhe prodhuesit vendas kanë lidhur kontrata mes tyre për tregtimin e shumë produkteve, si dhe janë njohur me markat e patentat shqiptare.

Ndërsa sipas Katiajt, duke zhvendosur përqëndrimin e investimeve dhe tregjeve nga kryeqyteti në qendra të tjera të vendit, është rritur interesi i kompanive të huaja nga Maqedonia, për të lidhur kontrata bashkëpunimi me firmat shqiptare për eksportin e vajit të ullirit, mjaltit etj .Panari lëvizës u organizua në 6 qarqet me volumin më të madh tregtar në vend. Ai kishte fokus informimin mbi tregun, markat shqiptare apo të huaja si dhe rritjen e bashkëpunimit mes kompanive ndërkombëtare dhe atyre lokale.

“Made in Albania“, është një inovacion i biznesit që i ofron identitetin e vendit tonë. Prodhimi vendas njeh Europen dhe Ameriken, ndërkohë që konsumatori vendas nuk gëzon informacion mjaftueshem mbi të. Eksporti duhet parë një mundësi zhvillimi i mëtejshëm dhe jo mbijetese për biznesin, ndërkohë që tregu shqiptar furnizohet me produkte akoma më të shtrenjta të importit për të njëjtën cilësi. Patjeter qe nxitja e eksporteve ngelet nder prioritetet qeveritare, duke ofruar jo vetem investitorin e huaj ne te njejtin panair apo te tjera poltika nxitje, por edhe korigjimin e shume barrierave te padobishme e procedurave te eskportit, duke filluar qe nga sporteli i vecante e me radhe, shprehet Drejtore e Qendrës Kombëtare të Panaireve, Elisabeta Katiaj.

Leave a Reply

%d bloggers like this: