Home / Bota / Luftëtarët nga Belgjika, shkak diskriminimi dhe margjinalizimi

Luftëtarët nga Belgjika, shkak diskriminimi dhe margjinalizimi

Belgjika ka numrin më të lartë për kokë të luftëtarëve në Siri, se çdo vend tjetër i Europës perëndimore. Gati 500 gra dhe burra e kanë lënë vendin që prej 2012-s për t’iu bashkuar xhihadistëve sirianë e atyre në Irak.

Në të njëjtën kohë, mbi 100 belgë janë kthyer në shtëpi nga territori i ISIS-it, shumica nën kërcënimin e arrestimit të menjëhershëm. CNN thotë megjithatë se, edhe ekspertët që i pohojnë këto shifra e kanë një farë ngurrimi.

Në fakt, askush nuk e di me saktësi të plotë se, sa janë larguar e sa janë kthyer realisht. Por përse ndodh kjo me Belgjikën? Çfarë i shtyn të rinjtë belgë në krahët e ekstremizmit?

Një djalë i ri, i identifikuar vetëm si Ali, i rreshton disa arsye gjigantit televiziv amerikan. “Diskriminimi, – thotë ai. – Margjinalizimi dhe mungesa e mundësive”.

Të dy vëllezërit e Aliut, pjesëtarë të grupit radikal islamik “Sharia4Belgium”, kanë marrë rrugën e Sirisë, ku njëri humbi shumë shpejt jetën në vijën e frontit.

“Shumë të rinj këtu, thjesht nuk ndihen të pranuar, – rrëfen Aliu. – Nuk ndihen si në shtëpi dhe pikërisht këtë ndjesi të thellë margjinalizimi shfrytëzojnë rekrutuesit për t’i afruar”.

“Shteti belg, – thotë ai, – i refuzon fëmijët dhe të rinjtë. Ata janë të huaj, mendojnë zyrtarët këtu, përse duhet t’u japim një punë? Janë ata që na mbushin me urrejtje, ata që thonë se nuk vlejmë për asgjë, ndaj kur të rinjtë shohin sesi trajtohen këtu, nisin e të mendojnë: epo mirë atëherë, po shkojmë në Siri e po bëhemi të vlefshëm atje”.

Aliu beson se, shërbimet belge të sigurisë e mbyllin qëllimisht njërin sy përpara atyre që largohen drejt Sirisë, sepse duan t’i heqin qafe. Ai e pranon se, vëllezërit e tij ishin vet përgjegjës për veprimet e tyre, por sërish ka bindjen se mund të ishte bërë më shumë për t’i frenuar nga gjesti i tyre ekstrem.

Leave a Reply

%d bloggers like this: