Kronika

Manjani: Nga nesër fillon kthimi fizik i pronës në masën 70%

Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani bëri të ditur se duke filluar nga dita e nesërme, do të nisë kthimi fizik i pronës.

“Për të gjithë ata që kanë patur pyetje apo shqetësime nga debati politik i pavend, që nesër fillon kthimi fizik i pronës. Aty ku prona është e lirë kthehet. Që nesër fillojnë të lëvrohen 24 milionë dollarë për kompensimin e pronave.”- deklaroi ministri, në një konferencë për mediat.

“Sqarohet çështja e pronës por sqarim sipas interesave publike. Shtetas prona e të cilëve iu është zënë prona që kthimi i parave nis që nesër në masën 70%, presim që deri në fund të mandatit të mbyllet edhe 30% deri në fund të përmbylljes së procesit të legalizimit. Kjo për pronarët legjitime angazhim tepërt serioz për ta zgjidhur njëherë e mirë këtë çështje”- deklaroi Manjani.

Ministri i Drejtësisë njoftoi gjithashtu se dosjet e pluhurosura të 11 mijë qytetarëve që kanë aplikuar në Agjencinë e Kthimit të Pronave, do të trajtohen dhe analizohen me përgjegjshmëri.

Ai u bëri thirrje qytetarëve që nuk kanë patur mundësi të aplikojnë për të kërkuar pronën e tyre, të paraqesin kërkesën vetëm me dy letra, nga 30 që duheshin më parë. Konkretisht, tashmë për të kërkuar pronën duhet të paraqiten dy dokumente, një dokument origjine dhe një hartë ku gjendet prona.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button