Europa

Lirohen tre qytetarë nga Kosova të arrestuar në Gjermani

Autoritetet gjermane thanë se janë liruar tre qytetarët nga Kosovës që ishin arrestuar të martën derisa po udhëtonin me një makine me targa të Belgjikës, në afërsi rë kufirit me Austrinë.

Transmetuesi publik Bayerischer Rundfunk, me seli ne Munih, shkruan se nuk janë konfirmuar dyshimet se të arrestuarit mund të kishin lidhje me ndonjë grup terrorist.

Policia tha të martën se ata ishin arrestuar “nën dyshimet për planifikim të veprimeve serioze kriminale kundër shtetit” dhe se për këtë kishte një informacion nga shërbimet e zbulimit.

Komisionari i policisë bavareze, Wilhelm Schmidbauer tha të mërkurën se nuk është gjetur asnjë provë që do të dëshmonte ndonjë lidhje me grupe terroriste dhe prokurorët kanë vendosur të lirojnë të arrestuarit.

Gjatë marrjes në pyetje burrat kishin pohuar se po shkonin në Kosovë në emër të një bashkatdhetari për te blerë një shtëpi. Ata kishin me vete 30 mijë euro dhe planet e një ndërtese. Pohimet e tilla ishin konfirmuar nga klienti i tyre.

Të tre ata ishin arrestuar para se të ndodhnin sulmet në Bruksel që lanë pas vetes mbi 30 të vrarë.

Gjermania ka ngritur masat e sigurisë në aeroporte, stacione trenash dhe në kufijtë me Belgjikën, Francën, Holandën e Luksemburgun, pas shpërthimeve të së martës në Bruksel.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button