Kronika

“Mustang” vë në pranga 7 persona për prostitucion

Shtatë persona janë arrestuar nga policia e Tiranës për prostitucion dhe shfrytëzim prostitucioni. Policia ka finalizuar pas një hetimi 9 mujor operacionin “Mustang”.
Të arrestuar janë Nik Gjinikaj, i  dënuar më parë për “Prodhim, shitje të narkotikëve”, Melsi Mita, Besnik Manka,  Aureta Boja,  Bledian Nurja, Domenika Doko dhe  Hajredin Sula.
Gjonikaj, në bashkëpunim me Besnik Manka dhe Bledjan Nurja , sipas porosive të klientëve me qëllim prostitucioni siguronin vajza të ndryshme për këtë aktivitet kriminal kundrejt pagesës.
Më 23 mars ata kishin ndërmjetësuar që Domenika Doko dhe Aureta Boja të kryejnë prostitucion me Melsi Mita dhe Hajredin Sula.
Pagesa për çdo rast prostitucioni varionte nga 100 euro ora deri në 300 euro për qëndrim për një kohë më të gjatë dhe paratë ndaheshin me tutorët e tyre të sipërpërmendur.
Aktiviteti i mësipërm kryhej në hotele të ndryshme të Tiranës të cilët do të procedohen nga policia për vënie në dispozicion të ambienteve për ushtrim prostitucioni.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button