Kronika

Tritol sallës së komandimit në hidrocentralit e fshatit Gallatë të Kurbinit, nuk ka viktima

Persona të panjohur kanë vendosur një sasi tritoli në sallën e komandimit të hidrocentralit në fshatin Gallatë të Kurbinit, i cili furnizon me energji nënstacionin elektrik të qytetit të Laçit. Burime nga policia bëjnë me dije se nga shpërthimi nuk ka të lënduar në njerëz, por vetëm dëme materiale, ndërsa është ndërprerë prodhimi i energjisë në këtë hidrocentral. Ngjarja bëhet me dije se ka ndodhur ditën e djeshme rreth orës 21:00, ndërkohë që policia ka shoqëruar 3 persona nga fshati Vinjoll dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e motiveve të kësaj ngjarjeje.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button