Home / Kosova / AAK: Hap drejt sqarimit të luftës së drejtë të UÇK-së

AAK: Hap drejt sqarimit të luftës së drejtë të UÇK-së

aak-hap-drejt-sqarimit-t-euml-luft-euml-s-s-euml-drejt-euml-t-euml-u-ccedil-k-s-euml_hdPublikimin e raportit nga Task Forca Hetuese Speciale (SITF) dhe ambasadori Clint Williamson, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e cilëson si një hap përpara drejt sqarimit të akuzave tashmë të njohura për publikun.

Përmes një kumtese për media, AAK thotë se me vëmendje të posaçme e ka ndjekur publikimin e raportit nga Task Forca Hetuese Speciale (SITF) dhe ambasadorit Clint Williamson.

Aleanca konsideron se e tërë puna e Task Forcës dhe Raporti i ambasadorit Williamson janë një hap përpara drejt sqarimit të akuzave tashmë të njohura për publikun.

Aleanca po ashtu konsideron se ky është një hap i madh në drejtim të duhur për vendosjen e sundimit të ligjit në Kosovë.

Aleanca është e bindur se populli i Kosovës i udhëhequr nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka bërë luftë të drejtë çlirimtare dhe çfarëdo rasti individual që ka implikime kriminale nuk do ta zbehë pastërtinë dhe misionin çlirimtar të asaj lufte, thuhet në kumtesën e AAK-së.

Leave a Reply

%d bloggers like this: