Parlamentare

Meta mbush 47 vjeç, urimi në seancë nga Çela dhe Dade

Kreu i Kuvendit, Ilir Meta feston sot ditëlindjen e tij të 47 dhe ka marrë urimet në transmetim direkt. Deputeti i PS, Bujar Çela, ndërsa ka marrë fjalën për të folur për rendin e ditës, ka uruar kryeparlamentarin, dhe me pas urimit të tij i janë bashkuar edhe deputetë të tjerë.

Ky moment pavararësisht tensionit të shkaktuar nga bllokimi i foltores nga ana e opozites ka sjellë buzëqeshje në sallë.

Pas tij ka qenë edhe deputetja Arta Dade që i është bashkuar urimit për kreun e Kuvendit  Ajo ka uruar edhe ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati.

“Duke iu bashkuar urimit për kreun e Kuvendit, dua të uroj edhe ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati. Për ne është ditë e veçantë. Për opozitën, ajo ka marrë përsipër të bëjë zhurmuesin” tha Dade.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button