Home / Ekonomia / Panairi botëror i tregtisë Hannover Messe, AIDA-biznesit shqiptar: Rast unik

Panairi botëror i tregtisë Hannover Messe, AIDA-biznesit shqiptar: Rast unik

Hannover Messe është një nga panairet kryesorë të tregtisë ndërkombëtare për teknologjinë industriale, duke tërhequr më shumë se 6000 kompani dhe 200.000 vizitorë nga e gjithë bota.

Këtë vit, Shtetet e Bashkuara te Amerikes janë vend partner ne organizimin e panairit. Në çdo segment të tij  do të ketë një tendë të kompanive nga SHBA duke ju siguruar kështu akses të drejtpërdrejtë me kompanitë, furnizuesit dhe ekspozuesit e këtij vendi. Në panair do të shfaqen pesë segmente kryesorë: automatizimi industrial: dixhitalizimi i fabrikave ( fabrika dixhitale): energjia ( duke përfshirë avancimin e transportit): paisjet industriale: hulumtimet dhe teknologjia

Burime zyrtare të Agjencisë së Zhvillimit të Investimeve bënë të ditur se ky është një rast unik për të mësuar më shumë rreth mundësive për investime, si edhe dhe për tu njohur me organizatat e zhvillimit ekonomik lokal në SHBA. Panairi zhvillohet në datat 25-29 Prill 2016, në Hannover, Gjermani. Sipas AIDA-s, zyra ekonomike dhe tregtare e ambasadës amerikane në Tiranë do të ofrojë regjistrimin falas në panair për të gjithë kompanitë shqiptare të interesuara si dhe do të mundësojë takime B2B mes kompanive shqiptare dhe atyre amerikane. /

Leave a Reply

%d bloggers like this: