Home / Kronika / Prokuroria kërkon 1 vit burg për ish-ministrin Tafaj

Prokuroria kërkon 1 vit burg për ish-ministrin Tafaj

Prokuroria e Përgjithshme ka kërkuar këtë të enjte dënimin me 1 vit burg për ish-ministrin e Arsimit, Myqerem Tafaj.

Tafaj, ish-anëtar i kabinetit “Berisha”, akuzohet për shpërdorim detyre dhe sipas akuzës, dëmi i shkaktuar nga veprimet e tij arrin në 1 milion euro. Kolegji penal i Gjykatës së Lartë është tërhequr ndërkohë për të marrë vendimin.

Konkretisht, Tafaj akuzohet se ka akredituar universitete në shkelje me ligjin, ndaj dhe ishte dërguar për gjykim në Gjykatën e Lartë që prej tetorit të vitit 2015.

Në njoftimin e atëhershëm të Prokurorisë së Përgjithshme u tha se, Tafaj kishte vendosur hapjen e programeve mësimore të një shkolle të lartë private në kundërshtim me atë që kishte vendosur Këshilli i Akreditimit.

One comment

  1. Nje test tjeter per gjykaten e shkerdhyer te Larte.Po se denoi edhe kete qe e ka hedhur edhe Saliu mjerim.

Leave a Reply

Your email address will not be published.