ParlamentarePolitika

Reforma në drejtësi-Shtyhet mbledhja e komisionit, mungon opozita

Mungesa e përfaqësuesve të opozitës ka shtyrë për orët e pasdites mbledhjen e komisionit të posaçëm për reformën në drejtësi, ku pritet të vijoje dialogu politik për gjetjen e dakortësisë edhe për çështjet e mbetura ku palët nuk kanë ende një marrëveshje që lidhet me paketën e rishikuar të ndryshimeve kushtetuese.
E paralajmëruar për të nisur rreth orës 10:30 të paradites së sotme, mbledhja u shty pas përfundimit të seancës së Kuvendit. Por, pak çaste më parë ajo u shty sërish për shkak të mungesës së deputetëve të opozitës, të cilët janë thirrur në mbledhje grupi nga kryetari i PD-së, Lulzim Basha, per t’i informuar rreth rezultateve të vizitës se tij disaditore në SHBA.

Një ditë më parë, maxhoranca dhe opozita arritën kompromis për disa çështje të rëndësishme, si Byronë Kombëtare të Hetimit, për të cilën u ra dakort që të jetë në varësi të prokurorisë së posaçme; për Këshillin e Emërimeve, që ishte një tjetër pikë kyçe e kontestuar nga opozita, por që mori konsensus, duke vendosur që përbërja e tij (Këshillit) të vendoset nga ekspertët e EURALIUS dhe OPDAT. Ndersa mbrëmjen e së mërkurës palët sheshuan mosmarrëveshjet edhe për disa çështje të tjera, si Tribunalin Disiplinor, Gjykatën Administrative dhe Gjykatën Kushtetuese.

Ndërkohë, sot pritet përmbyllja e dialogut politik me marrëveshje edhe për pikat e mbetura, gjë që do i hapë më pas rrugën gjykimit të ekpertëve për çështjet e konsideruara ‘teknike’.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button