Sporti

Zyrtarët e lartë shqiptarë ngushëllime për ndarjen nga jeta të Johan Krujf

Zyrtarë të lartë të vendit kanë shprehur sot ngushëllime për ndarjen nga jeta të holandezit Johan Krujf, njëri ndër futbollistët më të njohur të të gjitha kohëve, i cili ka vdekur sot në moshën 68 vjeçare.

“Muzika ndryshoi përgjithmonë falë Bitellsave nga Liverpuli dhe mitikut Xhon Lenon, futbolli ndryshoi pergjithmonë falë Bitëllsave të Ajaksit të Amsterdamit dhe mitikut Johan Krujf!”. Kështu e ka shprehur hidhërimin e tij për ndarjen nga jeta të legjendës hollandezet futbollit Johan Krujf, kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook”. “Respekt për njeriun që e bëri futbollin të gëzueshem si rock&roll-i! U prehtë në paqe…”, shkruan Kryeministri Rama.

535124_10153581520126523_8196040286512634687_nNgushëllime për ndarjen nga jeta të Johan Krujf ka shprehur dhe kreu i Kuvendit, Ilir Meta i cili shprehet në një mesazh ngushëllimi se, “futbolli humbi sot legjendën e tij, holandezin fluturues. Ngushëllime familjes dhe gjithë tifozëve portokalli në botë. Për ne që jemi rritur me Krujfin ky është një lajm i dhimbshëm.

Holandezi Johan Krujf, njëri ndër futbollistët më të njohur të të gjitha kohëve, ka vdekur sot në moshën 68 vjeçare. Legjenda e Barcelonës, Johan Cruyff ka ndërruar jetë, si pasojë e një beteje me sëmundjen e kancerit.

“Më 24 mars 2016, Johan Krujf 68 vjeç vdiq në mënyrë paqësore në Barcelonë, i rrethuar nga familja e tij, pas një beteje të vështirë me kancerin. Është një pikëllim i madh dhe ne kërkojmë të respektohet privatësia e familjes gjatë kohës së tyre të pikëllimit”, shkruhet në deklaratën që dha lajmin për vdekjen e holandezit.

Gjatë karrierës së tij ai ka luajtur për Ajax, Barcelona dhe Cosmos (New York).

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button