Rajoni

“Jemi të kënaqur me vendimin për Karaxhiçin, shqetëson retorika e politikanëve në rajon”

Pasi që Radovan Karaxhiç të enjten u dënua me 40 vite burg nga Tribunali i Hagës, kryeprokurori kryesor i Tribunalit Serge Brammertz, në intervistën pë mediat deklaroi se gjyqtarët ndoqën argumentet e prokurorisë në një normë prej 90 për qind kur është në pyetje ky rast i cili tërhoqi vëmendjen në gjithë botën.

“Viktimat dhe shoqatat e viktimave kanë patur pritje shumë të larta nga gjykimi. Gjithashtu, në vitin 2008, kanë qenë shumë ambicioz, kur Radovan Karaxhiç është arrestuar pas kaq shumë vitesh në arrati. Ne e dimë se ata kanë patur shpresa të mëdha edhe kësaj radhe si ne. Përfundimisht kemi vendimin dhe mendoj se gjyqtarët kanë ndjekur 90 përqind të argumenteve që ne ofruam”, tha Brammertz.

Ai theksoi se Zyra e Prokurorit është e kënaqur me vendimin për Karaxhiçin, kur merret parasysh, tha ai, i gjithë vendimi, duke shtuar se ai është i vetëdijshëm për faktin se shoqatat e viktimave nuk janë të kënaqur se Karaxhiç nuk është dënuar për gjenocid edhe në komunat e tjera përveç Srebrenicës.

“Në Zyren e Prokurorit jemi të kënaqur me aktgjykimin. Asaj do ti shtojmë edhe akuzat për gjenocid në lidhje me komunat e tjera përveç Srebrenicës, dhe për këtë arsye e kuptoj se shoqatat e viktimave nuk janë të kënaqur me atë që nuk është dënuar për gjenocid edhe në këto komuna”, tha kryeprokurori.

Ai ka shtuar se është shumë e rëndësishme që gjyqtarët në rastin “Karaxhiç”, e pranuan ekzistencën e krimeve të kryera në komunat.

“Unë do të doja të theksoj se gjyqtarët pranuan ekzistencën e këtyre krimeve të kryera në komunat. Gjyqtarët e dënuan atë për shfarosje, vrasje, dëbim në këto komuna. Ata e dënuan atë për krime të luftës dhe krime kundër njerëzimit. Pikën e vetme të cilën gjyqtarët nuk e pranuan, por që prokuroria ka ofruar, ishte ajo që thanë se nuk janë të bindur për gjenocid të qëllimshëm. Megjithatë, është shumë e rëndësishme që gjyqtarët pranuan ekzistencën e këtyre krimeve dhe dënuan personalisht Karaxhiçin si përgjegjës për këto krime”, tha Brammertz.

Në fund, ai theksoi se, pavarësisht nga vendimi, është veçanërisht i shqetësuar nga deklaratat e papërgjegjshme të politikanëve në rajonin e Ballkanit, të cilat, siç shpjegoi, dëmtojnë pajtimin dhe dialogun.

“Pajtimi në rajon është një çështje shumë komplekse. Sidomos kur dëgjoj çdo ditë apo çdo javë deklarata shumë të papërgjegjshme të politikanëve në rajon që përdorin gjuhë që është më afër retorikës së luftës nga gjuha që përdorin politikanët përgjegjës. Pajtimi duhet të vijë nga shoqëria, nga shoqatat e viktimave, dhe nga politikanët përgjegjës. Megjithatë, unë besoj fuqimisht se, pa përgjegjësi dhe pa ndëshkimin e atyre që janë përgjegjës për krime, pajtimi nuk ka shans të madh të ketë sukses”, tha Brammertz.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button