Politika

Takimi Rama-Meta, Ruçi: Nuk u diskutua drejtësia

Takimi i krerëve të koalicionit qeverisës në Vilën 30 ka përfunduar pak para orës 12:00 dhe në të nuk është diskutuar për reformën në drejtësi.

Të paktën kjo ishte ajo që deklaroi kreu i Grupit Parlamentar socialist, Gramoz Ruçi, kur u pyet në lidhje me temën e takimit.

“Nuk u diskutua reforma në drejtësi. Për reformën në drejtësi ka një kryetar të komisionit parlamentar. Takimi ishte sesi të qeverisim më mirë vendin”, u shpreh ai.

Ruçi ishte i vetmi që foli shkurtimisht për mediat, ndërkohë që si Rama ashtu edhe Meta shmangën komentet në lidhje me këtë takim.

Kjo mbledhje e drejtuesve të maxhorancës mbërrin një ditë pas bllokimit të bisedimeve për reformën në drejtësi, pasi opozita nuk shkoi në takimin e paradites së të enjtes, siç ishte rënë dakord pas mbylljes së suksesshme të ditës së parë të bisedimeve.

Argumenti i përdorur ishte seanca plenare, e cila më vonë u kthye në shkakun zyrtar të braktisjes së dialogut politik për Reformën në Drejtësi.

Deputetët demokratë u thirrën nga kryetari Basha në një mbledhje me dyer të mbyllura, nga ku u vendos që pjesëmarrja në Komisionin e posaçëm të Reformës të kushtëzohej me zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button