Kronika e zeze

Kavajë-Rrogozhinë, mjeti del nga rruga; 3 viktima

Tre të rinj humbën jetën në një aksident tragjik që ndodhi në orët e para të ditës së sotme në autostradën Rrogozhinë-Kavajë.

Automjeti tip Volkswagen me targa AA 958HY ka dalë nga rruga duke përfunduar në një kanal të ujrave të larta. Për pasojë, tre të rinjtë, përkatësisht dy djem 27 e 22 vjeç, si dhe një 32-vjeçare që ndodheshin në automjet kanë vdekur.

Aksidenti ndodhi në afërsi të fshatit Gosë të Kavajës, pranë një pike karburanti “Marsok Oil”. Paraprakisht deklarohet se drejtuesi i mjetit, shtetasi V.K., 27 vjeç, ka humbur kontrollin në drejtimin e mjetit, duke dalë jashtë rrugës ku mungojnë mbrojtëset anësore dhe ka përfunduar në kanal.

Pas nxjerrjes nga uji të mjetit dhe trupave të viktimave, gjetja e një karte shëndetësore me një emër të ndryshëm nga i viktimave ngriti dyshimin dhe për një person të katërt në automjet, por pas verifikimeve të bëra, policia lokale e përjashtoi këtë mundësi.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button