Home / Kronika / Sociale / Rikthehet ora verore

Rikthehet ora verore

Këtë të dielë rikthehet ora verore, ku në orën 02.00 të mëngjesit të 27 marsit akrepat do të lëvizin 60 minuta para. Ora verore do të zgjasë deri të dielën e fundit të tetorit.

Prej shumë vitesh ndryshimi bëhet për të shfrytëzuar më shumë dritën e diellit dhe për të kursyer energji.

Teoria e ndryshimit të orës është hedhur që në shekullin XVIII, nga Benjamin Franklin, me argumentin se me realizimin e saj do të kursehej shumë energji.

Në fillim të shekullit të XX, teoria e tij u mor nga britaniku Uillett Uilliam, i cili e paraqiti atë në Dhomën e Komuneve që i dha dritën e jeshile projektit “British Summer Time” në vitin 1916, ku përfshihej lëvizja e akrepave të orës përpara gjatë verës për të kursyer energji.

Leave a Reply

%d bloggers like this: