Keshilla

Si duhet të flini që të shmangni problemet fizike

Nëse vuani nga dhimbja e shpinës, e qafës, problemet e shikimit, të stomakut, nervi shiatik, varicet, gurët në veshka, artriti i gjunjëve etj., dhe prej tyre nuk arrini të flini mirë, ne ju sjellim këshillat më të mira për pozicionet gjatë gjumit

Gjumi është i domosdoshëm, sepse trupi ynë çlodhet nga sforcimet e pësuara gjatë gjithë ditës. Por ndonjëherë pushimi mund të bëhet makth i vërtetë për shëndetin tonë. Shumë pozicione gjatë gjumit mund të shkaktojnë probleme ose të përkeqësojnë bezdisjet ose dhimbjet e pranishme. Ky artikull ju propozon një pasqyrë mbi dhembjet fizike më të zakonshme dhe ju këshillon se si të flini e se cilin pozicion duhet të praktikoni për ta shndërruar pushimin tuaj në një moment të vërtetë mirëqenieje.

1-Keni dhembje shpine?

Pothuajse 26% e popullsisë, veçanërisht gratë, vuajnë nga dhembjet e shpinës. Lëvizshmëria e shumtë e trupit sigurisht influencon mbi faktin që ajo paraqet vazhdimisht dhembje të niveleve të ndryshme të cilat përkeqësojnë dhembjen. Kështu që kur flini, për të mos përkeqësuar dhembjet, mos flini në një anë ose me krahun mbi kokë. Më mirë është të flini me kurriz duke vendosur një jastëk poshtë shpatullës që ju dhemb, në mënyrë që të mbështesni krahun.

2-Sindroma e kyçit të dorës

Në shtrat, shumë persona adoptojnë një qëndrim të veçantë: me duart të futura te gjunjët, poshtë kokës ose jastëkut. Të flini në pozicione të çuditshme, ashtu si të përsëritni gjithmonë të njëjtat lëvizje gjatë ditës, bën që sistemi nervor të qëndrojë përgjithësisht i tendosur. Kjo gjë mund të shkaktojë sindromën e kyçit të dorës ose të përkeqësojë inflamacionin.

3-Dhembja e qafës

Të flini natë për natë me qafën shtrembër, sidomos nëse qëndroni të shtrirë me shpinë, mund të ketë pasoja shumë të këqija. Në rastin e dhembjes së qafës, jastëku i duhur duhet të jetë anatomik. Ai duhet të përshtatet me kokën dhe qafën, të jetë pak i fortë por as shumë i lartë dhe as shumë i ulët. Qëndrimi më i mirë është ai anësor, sepse nuk përfshin asnjë rrotullim të qafës.

4- Glaukoma

Ky çrregullim i shikimit është në gjendje të shkaktojë verbëri, ndodh kur presioni i brendshëm i syrit është shumë i lartë. Kohët e fundit, një studim nga Universiteti i Torontos (Kanada) ka konfirmuar se duke fjetur, ky presion rritet dhe problemi për rrjedhojë përkeqësohet. Studiuesit sigurojnë që shqetësimi është i shmangshëm nëse flihet shtrirë me shpinë ose me pjesën e sipërme të trupit në 30°deri 45°. Konkretisht? Flini me dy ose tre jastëkë, ose vendosni një libër ose një ndarëse nën këmbët e ballit të krevatit.

5- Refluksi i stomakut

Kur vuani nga refluksi i ushqimit, apo prishja e tij, lëngjet e stomakut dalin nga ai deri në ezofag, duke provokuar një numër të madh çrregullimesh akute si urth, kollë të thatë, amëz të hidhur, probleme në frymëmarrje etj. Në këto raste, mjekët rekomandojnë që të ngrini kokën e krevatit dhe mbi të gjitha të flini nga ana e majtë. Është demonstruar se këto dy zgjidhje janë mjaft të efektshme duke qenë se e parandalojnë përsëritjen e shqetësimit në fjalë.

6-Dhembja e mesit, nervi shiatik

Pozicioni më i mirë për të fjetur nëse vuani nga ky problem është pozicioni i fetusit, duke mbajtur mes këmbëve tuaja një jastëk.

7-Artriti i gjunjëve

Edhe për këtë këshillohet që të vini mes këmbëve tuaja një jastëk në mënyrë që të shmanget fërkimi. Shumë persona gjejnë zgjidhje duke vënë një jastëk të vogël mes këmbëve.

8-Variçet dhe qarkullimi i keq i gjakut

Në këtë rast do të ishte mjaft mirë t’i çlodhni këmbët duke i mbajtur lart (rreth 8-10 cm), në mënyrë që të qëndrojnë më lart se sa koka. Për këtë ju mund të përdorni një jastëk të madh, duke e vendosur tek këmbët.

9-Gurët në veshka

Fjetja në të njëjtin pozicion, duke mos e ndryshuar asnjëherë atë gjatë natës, nxit krijimin e gurëve në veshka. Për të shmangur këtë problem do t’ju leverdiste të pinit ndonjë gotë ujë përpara se të shkonit në shtrat dhe të shkoni në banjë përpara se t’ju zërë gjumi për të pastruar gurët. Gjatë natës, kujtohuni të ndryshoni pozicion sa më shumë të mundni.

10-Të flini gjatë shtatzënisë

Mbi të gjitha nëse jeni afër datës së shumëpritur, ju leverdis të flini në krahun e majtë. Në këtë mënyrë, nuk ndërpritet qarkullimi i gjakut që shkon te fëmija.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button