Teknologji

Prilli, koha më e mirë për Android

Bota e smartphone-ëve Android është shpesh kaotike dhe e paorganizuar, por duket se këtë vit në muajin prill do të dalin llojet e reja të telefonëve me këtë sistem operativ.

Gjashtë muaj pasi Google publikoi Android Marshmallow të gjitha pajisjet e reja po prodhohen me këtë sistem operativ, duke nisur që nga Xiaomi M5 apo Samsung Galaxy S7.

Të gjitha llojet e reja të smartphone do të publikohen muajin e ardhshëm ku spikasin emra të tjerë si, P9 e Huawei, HTC 10 dhe hyn në treg edhe Oppo me R9 dhe R9 Plus.

Nëse jeni duke kërkuar një telefon të ri, mund të prisni dhe disa javë deri në publikimin e tyre ku të keni më shumë mundësi zgjedhjeje. Shumë pajisje dot ë kenë USB të tipit C, LG dhe Huawei do të na bindin se vetëm një kamera në pjesën e mbrapme të telefonit nuk është e mjaftueshme.

Por krahas telefonëve Android edhe Apple ka hyrë në tregun e prillit me iPhone SE, por duket se muaji do të dominohet nga pajisjet e reja Android.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button