Teknologji

Smartwatch i Google ndez dritën dhe televizorin

oraGoogle Android Wear ka krijuar një orë inteligjente, e cila ka aftësi të ndezë dritën apo televizorin, vetëm më një komandë. Mjafton që të lidhni orën me internetin, nëpërmjet Wi-Fi dhe gjithçka është gati, pasi të keni blerë orën. Smartwartch i Google kushton rreth 200 euro, por mendohet se brenda disa muajve çmimet do të ulen shumë. Nëpërmjet kësaj ore ju mund të merrni edhe njoftime që vijën nga rrjetet sociale si Facebook, Twitter, WhatsApp apo nga faqet tradicionale të emaileve. Vetëm se në ndryshim nga aparati juaj celular, të cilin shpesh mund ta harroni në çantë apo në ndonjë vend tjetër, orën nuk keni se si ta humbni apo ta “hiqni qafe”, pa dëshirën tuaj. Falë teknologjisë së lartë dhe sensorëve që mund t’i vendosni në afërsi të dyerve apo dritareve në shtëpi, ora mund t’ju tregojë nëse dikush është duke hyrë në ambientet tuaja. Tashmë keni mundësinë t’i komunikoni orës të gjitha takimet tuaj, duke shmangur axhendën e vjetër.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button