roze

Kendall Jenner flirton me lojtarin e NBA, Chandler Parsons

kendalljenner1Kendall Jenner duket se po ndjek hapat e motrave së saj Kim and Khloe Kardashian, të cilat kanë patur lidhje me lojtarë të basketbollit të NBA. 18 vjeçarja gjatë një darkë me miqtë ku ndodhej dhe lojtari i Dallas Mavericks, Chandler Parsons bisedonin dhe qeshnin duke u shkëputur nga pjesa tjetër e grupit.

Sipas “People” modelja dhe lojtari NBA ndodheshin në shoqërinë e motrës së saj Kylie, agjentit të tij Dan Frank  dhe me miq të tjerë në STK në LA në Hollywood.

“Ata flirtonin shumë me njëri-tjetrin. Chandler dhe Kendall kanë biseduar për një kohë të gjatë dhe kanë qeshur gjatë gjithë mbrëmjes. Ndërsa agjenti i tij bisedonte me Kylie dhe miqtë e tjerë”, thotë një burim për “People”.

Chandler dhe Kendall kanë një të përbashkët që të dy janë edhe modelë. Chandler Parsons u shfaq  edhe në një billboard për Buffalo Jeans.

Historia e fundit e Kendall ka qenë me Harry Styles, por çifti u nda në shkurt vetëm pas 3 muaj lidhje.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button