roze

Lenny Kravitz ngacmon me kopertinën e single-it “Sex”

lennykravitsfotoTre vjet pas  albumit të fundit “Black and white America”, Lenny Kravitz rikthehet në muzikë. Pas single-it “The Chamber” vjen “Sex”, që pritet të dalë më 23 shtator.

Koveri i këngës që do të publikohet lë pak vend për imagjinatë. Lenny Kravitz shfaqet me pantallona lëkure duke i qëndruar besnik stilit të tij. Kjo është një zgjedhje vërtet “sexy”. Disa thonë që është një homazh për kopertinën e albumit të Rolling Stones, “Sticky Fingers”, të vitit 1971.

Pas prezantimit, Kravits do të fillojë edhe turin e tij të koncerteve nëpër botë. Albumi i fundit i artistit “Black and white America” u prezantua në gusht të vitit 2011. Lenny Kravitz është një kantautor, luan shumë instrumente dhe është shumë origjinal në stilin e muzikës që krijon.

Ai fitoi “Grammy Awards” për “Best Male Rock Vocal Performance” katër vite radhazi, nga 1999-2002, duke thyer rekordin për shumë fitues në këtë kategori.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button