Sporti

Shqipëria me formacionin dytë mposhti 2-0 Luksemburgun

Shqipëria ka shkëlqyer në miqësoren ndaj Luksemburgut duke e mposhtur me rezultat të pastër 2:0. Ishte formacioni i dyte, pas humbjes ne Vjene tre dite me pare, me perjashtim te portierit Berisha, qe zbriti ne fushen e lojes.

Pjesa e parë nuk dhuroi gola dhe gjithashtu pak spektakël, megjithatë duket se djelmoshat e Gianni De Biasit i kishin ruajtur për pjesën e dytë.

aPjesa e dytë filloi me një tjetër ritëm ku Kombëtarja shqiptare shënoi dy gola dhe kishte raste të shumta në ndeshjen deri në fund të takimit që u zhvillua në në stadiumin ‘Josy Barthel’. Duhet thene se ne pjesen e dyte trajneri Giaani De Biazi beri 6 ndryshime ne formacion, madje goli i pare u shenua nga Sadiku, sapo hyri ne loje.

Armando Sadiku dhe Sokol Cikalleshi, ishin realizatorët në këtë mbrëmje për Kombëtaren shqiptare.

Vlen të theksohet se në këtë mbrëmje debutoi talenti i ri, Milot Rashica, i cili veshi për herë të parë fanellën kuqezi.

Problem eshte me cilin informacion do te paraqitet Shqiperia ne  France 2016?.

Related Articles

Nje koment

  1. PO E RAHHEM LUKSENBURGUN …POR …. PJESEN E PARE NUK LUAJTEM MIRE …. EDHE 2 PASA NUK I BEME SI DUHET ….GIANI DUHET E THERRASI ALBAN MEHEN … DHE TE RIUN NGA HOLLANDA TA MBAJE PER REZERVE …. DHE LORIKUN TA FUSI NE MES TE FUSHES …SE NE MBROJTJE KEMI AJETIN QE PO E TREGON VETEN NE ITALIE QE ESHTE NJE NGA ME TE MIRET …. VETEM KESHTU MUND TE BEJME NDONJE GJE …..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button