Bota

Putin fton Evropën ta ripërtijë bashkëpunimin ushtarak me Rusinë

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, u ka bërë thirrje vendeve evropiane, që ta ripërtijnë atë që ai e ka përshkruar si bashkëpunim “tekniko-ushtarak” me Rusinë.

Mëtutje, Putin tha sot në Moskë, gjatë një takimi të komisionit për bashkëpunim tekniko-ushtarak, se mungesa e këtij bashkëpunimi nuk i ndihmon askujt.

“Bashkëpunimi ushtarako-teknik me shtetet evropiane është ndalur pothuajse krejtësisht dhe kjo nuk ishte nismë e jona”, tha Putin, dhe ka shtuar se “shpresojmë se është një fenomen i përkohshëm”.

Qeveritë perëndimore kanë imponuar sanksione kundër kompanive ruse dhe individëve për shkak të aneksimit të Krimesë së Ukrainës dhe për rolin e Rusisë në konfliktin ushtarak në pjesën lindore të Ukrainës.

 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button