Ekonomia

INSTAT: Eksportet janar-shkurt 6.1% më pak se një vit më parë

Mbyllja e falimentimi i disa kompanive të mëdha, po shyt eksportet tona ne nje krize gjithnje e me te thelle. Në dy muajt e parë të këtij viti, eksportet tona kanë rënë mbi 6% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. vlera e mallrave të ekspoetuara sipas Instat-it ishte vetëm 34 miliardë lekë

Mineralet, lënda djegëse dhe energjia elektrike vazhdojne te shenojne renien me te thelle. Eksportet e tyre gati u pergjysmuan krahasuar me nje vit me pare. Çmimi i ulet i naftes ende nen 40 dollare per fuçi eshte faktori kryesor i kesaj ulje, i ndjekur nga cmimet e mineraleve te ngurta.

Mes te gjitha mallrave te eksportuara, vetem fasoni dhe ushqimet, rezultojne me rritje. Industria e veshjeve dhe kepuceve eshte rikthyer si eksportuesi kryesor, duke zene 51% te totalit te eksporteve.
Eksportet pritet te jene te dobeta edhe ne muajt ne vijim, pasi disa prej kompanive kryesore eksportuese jane ne faze kritike. Kurum ka shpallur falimentin, ndersa eksportuesi me i madh i naftes, Bankers po kalon ne pronesi te nje shoqerie kineze. Ne kete sektor, edhe kompani te tjera, si Sreem Oil, po nderrojne pronaret, ose me keq akoma, po fikin makinerite ne pritje te rritjes se çmimit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button